Kampionia , Ari Shala filloj me stërvitjet tek klubi i ri, Musti Gym në Zvicër
January 3, 2018
0 comments
Share

Kampionia , Ari Shala filloj me stërvitjet tek klubi i ri, Musti Gym në Zvicër

Pas eventit humanitaro sportiv që u zhvillua në Ferizaj më 29.12.2017, në koncept shkruan se do ju jepet mundësi edhe sportistëve kosovar  që të transferohen në Zvicër ku do të stërviten në klubin e Mustaf Kicaj – Musti Gym në Winterthur.

Dhe kjo u realizua sepse tani njëra prej karateisteve më të mira kosovare, Ari Shala, gjendet tani më në Zvicër, kurse nga dje edhe ka filluar me stërvitje tek klubi i sukseseve. Ajo ekskluzivisht për agjencinë për sporte luftarake “ArenaRing” u shpreh e kënaqur me pritjen që i është bërë si dhe mundësisë që pi jepet. “Kam pas pritje shumë zemërgjerë nga familja Kicaj, kurse ushtrimet i kam filluar menjëherë në klubin e Mustaf Kicaj, ku vërejta se stërvitjet këtu janë shumë më të fuqishme se ato në Kosovë dhe tani më duhet të koncentrohem më shumë dhe të punoj maksimalisht për tia arrit qëllimeve. Unë besoj shumë në vete dhe në punën e Mustaf Kicaj, trajnerit tim të ri. Pres në të ardhmen e afërt të jem gati për gara dhe suksese të reja”, deklaroi Shala.

Ndryshe, tani pritet të transferohet në Zvicër edhe një djalosh i talentuar i kikboksit kosovar, bëhet fjalë për Fidan Idrizin, i cili poashtu ka marr ftesë nga ky klub, por për momentin procedurat e vizës po ia vonojnë realizimin e ëndrrës. Raportohet se do të financohen nga Musti Gym shkolla e Mustafë Kicës gjatë gjithë qëndrimit në Zvicër. Qëllimi i kësaj është të stërviten shumë dhe të bëhen kampion që ne të ardhmen të bëhen zot të vetvetes.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *