
Kampioni në mesin e kampionëve, në kampin stërvitor në Mal të Zi
Prej 04 deri 08.11.2020 në Podgoricë të Malit të Zi u zhvillua kampi stërvitor në karate ku morën pjesë karateistët nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia.
Në këtë kamp stëvitorë mori pjesë kampioni aktual Ballkanik dhe shtetëror Abdurahim Idrizi nga K.K. “Makpetroll” nga Shkupi.
“Në kampin pesëditorë ishin të pranishëm kampioni i botës, Ivan Kvesiq, kampionët Mario Hoxhiq, Nenad Dulloviq, Orges Arifi dhe shumë të tjerë. Ishte një kamp shumë i fortë ku bënim stërvitje dhe sparingje nga tre herë në ditë, dhe kisha nderin të stërvitem me kampion sic janë vëllezërit Kvesiq nga Kroacia. Organizimi ishte shumë i mirë”, deklaroi Abdurrahim Idrizi.
Organizator i këtij kampi stërvitor ishte K.K. ‘Omlladinac’ nga Podgorica.