Kampioni Luan Rudaj aksion humanitar në Kosovë
December 16, 2020
0 comments
Share

Kampioni Luan Rudaj aksion humanitar në Kosovë

Kampioni në Muay Thai, Luan Rudaj, tani më ka treguar fuqinë e tij në ring duke u stolisur me shumë tituj botëror, mirëpo ai me insistim të portalit për sporte luftarake “ArenaRing” ka zbuluar se ai ka 5 vite që me klubin e tij “EagleMuayThai”, “EagleBoxing” dhe shoqatën “Me kthe buzëqeshjen”  po ndërmarrin aksione humanitare që kryesisht i bëjnë në Kosovë dhe rrethinë dhe për momentin po ndahen 300 paketa me vlerë prej 50 CHF një paketë.

Me aksionin e ndërmarë u shpreh shumë i gëzuar Rudaj duke shpresuar se në të ardhmen do të arrijnë të mbledhin fonde edhe më të mëdha që të gëzojnë më shumë familje që kanë nevojë për ndihma. “Në këtë aksion kryesisht jemi shoqëri nga klubi, mandej miq dhe familjar që mbledhim së bashku një fond dhe më pas blejmë paketa dhe të njëjtat i shpërndajmë në Kosovë tek familjet që më të vërtet kanë nevojë. Ato kryesisht na propozojnë Komuna në Kosovë, xhamijat si dhe shoqëri që më pas në i konfirmojmë dhe ju dalim në ndihmë. Tani ka 4 ditë që gjendemi në Kosovë dhe jemi duke i shpërnda 300 paketa me ushqim që të paktën t’ia lehtësojmë dhimbjen e ushqimit në këtë dimër”, thotë Luan Rudaj duke shtuar se për ata nuk ka dallime në feje apo racë.

“Mesazhi jonë është që mos të dallojmë as feje, as racë apo kulturë dhe gjithë që kanë nevojë ne jemi aty duke treguar popujve tjerë se ne jemi të bashkuar në të mirë dhe në të keqi dhe se harmonia jonë është ndryshe. Ky aksion nuk është diqka e madhe por kjo për neve është një mësim që me ja dit vlerën cdo sendi që e kemi në jetën tonë dhe një motiv shtesë për të punuar edhe më shumë dhe një pjesë e financave tona ti ndajmë personave me nevojë ku shpresoj shumë se në të ardhmen kësi lloj aksione do kenë edhe sportist tjerë por edhe persona publik”.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *