Kampioni Lirim Ahmeti i rikthehet ushtrimeve maksimale
July 13, 2018
0 comments
Share

Kampioni Lirim Ahmeti i rikthehet ushtrimeve maksimale

Nënkampioni i Evropës nga viti 2008 (rregullat e IFMA), Lirim Ahmeti, pas një pushimi prej 1 vjet e gjysmë më në fund i është rikthyer ushtrimeve në palestër duke u përgatit për kupën evropianë që do zhvillohet pas dy muajve në Çeki. Kështu, rikthimi i tij ka gëzuar edhe kolegët e tij nga klubi “Fox Gym Vienna” por edhe fansat e tij.

“Nganjëherë pushimi është i mirë dhe këtë e shfrytëzova maksimalisht. Tani ndihem shumë mirë dhe kam filluar ushtrimet për aktivitet që më presin. Pas 2 muajve do udhëtoj në kupën evropianë në Çeki. E di se do ta kem vështirë sepse do ketë kundërshtar që unë I njoh por edhe prej atyre që kanë dal të ri. Por megjithatë unë do jap maksimumin që ti bëj krenar të gjithë”, tha për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”, Ahmeti, i cili me prejardhje është nga Batusha, Komuna e Gjakovës.

Cekim se kosovari deri më tani ka zhvilluar 94 lufta ku shumicën prej tyre i ka fitore. Është momentalisht 28 vjeçar kurse synimi I tij është që të arrij numrin 100 lufta si dhe të ngjitet në piedestalin botëror.

👉Nëse dëshironi të jeni afër sporteve luftarake e sidomos të përcillni Trimat shqiptar kudo që paraqiten pëlqejeni faqen  🙏

https://www.facebook.com/ArenaRing1/

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *