Kampioni i pamposhtur i botës Andre Ward tërhiqet nga sporti
September 22, 2017
0 comments
Share

Kampioni i pamposhtur i botës Andre Ward tërhiqet nga sporti

Boksieri amerikan Andre Ward, i pamposhtur në ring dhe kampion bote në peshën “light heavyweight”, ka deklaruar se do të tërhiqet nga sporti. Ward 33 vjeç, ka zhvilluar 32 duele si profesionist, duke I fituar të gjitha (16 prej tyre me KO) dhe mban titujt kampionë bote të kategorive WBA, IBF dhe IBO. Vendimi i tij për t’i thënë “lamtumirë” karrierës si sportist ka befasuar të gjithë. Sfida e fundit e Ward në ring ka qenë në qershor të këtij viti, kur mundi rusin Sergey Kovalev me “KO teknik”.

Ky sport ka qenë pjesë e imja që kur kam qenë 10 vjeç dhe mbështetja juaj më ka inkurajuar dhe emocionuar gjithnjë. Edhe unë kam sakrifikuar shumë për ju, por ju më keni dhënë shumë më tepër, më keni bërë kampion dhe më keni ndihmuar të kem një familje”, u shpreh Ward, duke iu drejtuar fansave. “Po largohem pasi trupi im nuk është më në gjendje të përballojë këtë ritëm edhe pse dëshira ime për të dueluar është e madhe. Ju falënderoj të gjithëve”, tha boksieri amerikan.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *