Kampioni i botës operohet në gju, jashtë kafazit deri në fund të vitit
March 13, 2019
0 comments
Share

Kampioni i botës operohet në gju, jashtë kafazit deri në fund të vitit

Kampioni i botës në peshën “welterweight” (pesha 71-77kg) në artet marciale mikse, nigeriani Kamaru Usman, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, 10 ditë pasi ka fituar titullin kampion. Ai u bë sportisti i parë i lindur në Afrikë që shpallet kampion bote në artet marciale mikse. Problemet me hernian dhe në gju kanë detyruar 31-vjeçarian nga Nigeria të operohet, një javë pas fitores ndaj Tyron Woodley në eventin UFC-235 (u zhvillua më 2 mars në Las Vegas).

“Makthi Nigerian”, siç njihet ndryshe Kamaru Usman, ka shkruar në rrjetet sociale: “Bëra një operacion në gju, pasi nuk e prisja që shqetësimi të ishte kaq i madh. Nuk e di kur do të rikthehem sërish në kafaz. Gjithsesi, por kur të dueloj përsëri, titulli kampion do të jetë edhe sërish i imi, pavarësisht rivalit”, u shpreh Usman. Mediat parashikojnë një duel ndaj Colby Covington në fundin e 2019-ës. Vështirë se nigeriani do të duelojë në 6 muajt e ardhshëm.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *