Kampioni i botës bën hapin e madh, ndryshon peshë e sfidon ikonën e UFC-së
Jon Jones, kampioni i botës në peshën “light heavyweight” (pesha 84-91kg), titull të cilin e mbrojti me 3 mars, në eventin UFC-235, është gati të ngjitet në peshë. Ai synon të marrë titullin kampion bote edhe në peshën e rëndë, titull që për momentin e ka Daniel Cormier.
Gjithsesi, Jones, para se të përballet me Cormier, ka një ide tjetër, të sfidojë një ikonë të këtij Divizioni, Brock Cesnar, që aktualisht duelon në WWE. Jones mendon se kjo sfidë do të ishte e jashtëzakonshme për fansat e arteve marciale mikse, teksa Lesnar do të rikthehej në kafaz pas disa vitesh.
“Ose duelo me legjendat dhe me më të mirët, ose shko në shtëpi. Kjo është ajo që unë dua dhe Lesnar është një sfidë e madhe për UFC-në. Për mua ky është një risk i madh, pasi ndryshoj peshë. Gjithsesi, kjo sfidë ndaj Brock do të sillte fitime të mëdha për të gjithë, ndaj jam gati të dueloj me të”, u shpreh Jon Jones.
“Unë e di që me mua duan të duelojnë si Brock ashtu dhe Daniel. Madje edhe ata të dy duan të përballen mes tyre. Unë ua la në dorën e tyre dëshirën, jam gati”, tha Jones.