Kampioni Driton Beqiri zgjohet nga Koma dhe mposht edhe sëmundjen
October 30, 2018
0 comments
Share

Kampioni Driton Beqiri zgjohet nga Koma dhe mposht edhe sëmundjen

Më në fund na vijnë lajme të mira nga Gjermania, Driton Toni Beqiri, kampioni 16 vjeçar në Kikboks u tregua kampion edhe në shkatërrimin e virusit që e sulmoi kohën e fundit dhe të njëjtin e detyroi madje të qëndroj për tre ditë më radhë në Koma.

Ai dje u zgjua nga Koma dhe këtë na konfirmoi edhe prindi i tij Halil Beqiri duke mos fshehur kështu edhe lotët e gëzimit. “Gjatë kohës së fundit unë dhe familja ime kemi kaluar shumë momente të vështira sepse kampioni ynë ishte në koma dhe nuk e dinim gjendjen e tij se si do rrjedh, mirëpo lutjet e dashamirëve dhe mbështetja që na i keni dhënë ka ndikuar pozitivisht që ai sot të zgjohet nga koma. Allahu i dëgjoj lutjet dhe për këtë jam shumë falinderuaes”, tha prindi i Tonit për “ArenaRing”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *