Kampionet vazhdojnë garat për normën Olimpike
November 9, 2018
0 comments
Share

Kampionet vazhdojnë garat për normën Olimpike

Kombëtarja jonë e xhudos, e prirë nga kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, do të garojë sot  deri të dielën në Grand Prix “Tashkent 2018”, që mbahet në Uzbekistan.
Krahas Majlindës, që garon në kategorinë deri 52 kilogramë, pjesëmarrëse janë edhe kampionia e Evropës, Nora Gjakova (-57 kilogramë), nënkampionia e Evropës, Distria Krasniqi (-52 kilogramë), dhe kampionia e Evropës për U-23, Loriana Kuka (-78 kilogramë), e cila të dielën e kaluar fitoi medaljen e artë në evropianin U-23, të mbajtur në Gyor të Hungarisë.
Majlinda, Nora dhe Distria garojnë nesër, kurse Loriana të dielën. Pas shortit të hedhur sot, të katër xhudistet tona kanë kaluar raundin e parë pa luftë. Grand Prix Tashkent 2018, është i vlefshëm për pikë kualifikuese Olimpike.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *