Kampionët pushojnë në malet e Banskos
Kampioni i Maqedonisë në konkurrencën ekipore tek seniorët dhe të rinjta KB Çair në mënyrën më të mirë i ka shpërbly bokserët e tyre duke i dërguar në qendrën e skijimit Bansko të Bullgarisë për një pushum dyditor.
“Erdhën në Bansko për të festuar titullin e dyfishtë në ligën e parë të Maqedonisë si dhe ti pushojmë boksierët tanë nga puna maksimale që kemi bërë dhe për ti mbushur bateritë me ajër të pastër. Shpresoj se do të pushojmë mirë duke i shikuar edhe bukurit natyrore të këtij vendi, kurse më pas kur të kthehemi në Shkup duhet të fillojmë sërish më stërvitje intensive për garat e ardhshme që na presin”, tha kryetari i klubit, Faton Salihu.