Kamer Maloku te shtunën ngjitet në ringun e Brukselit    
January 18, 2021
0 comments
Share

Kamer Maloku te shtunën ngjitet në ringun e Brukselit    

Me 23.1.2021 ne Bruksel të Belgjikës do të zhvillohet një eveniment i madh i boksit profesionist ku ne program janë parapa të zhvillohet 11 ndeshje, ku në një ndër tyre do të paraqitet edhe kampioni shqiptar, Kamer Maloku (rekord 12.2.0) i cili do të ndeshet më një boksier me përvojë dhe shumë të papërshtatshëm Istvan Kiss (rekord 25.26.0). Për këtë event Matchmaker i ndeshjeve është menaxheri i njohur shqiptar Avdyl Salihu të cilën Kamer Maloku e ka falënderuar që i ka mundësuar të futet në një spektakël si ky në Brussel. Ndryshe, ai thotë se ndihet mirë dhe se pret një ndeshje interesante me hungarezin.

“Pandemia Covid 19 kohën e fundit e ka goditur edhe Gjermaninë, vend ky që jetoj edhe unë. Normal përgatitjet kane shkuar ne mënyre te vështirësuar mirëpo e kemi gjet zgjedhjen duke ushtruar me nje klub privat se bashku me disa shokë ku me kane ndihmuar edhe ne sparing, nderkohe që një pjesë jam përgatit edhe ne hapësire te jashtme, kryesisht ne mal me trajnerin tim edhe ate 2 herë në ditë, kështu që ndihem mire dhe jam i përgatitur për ndeshje”, thotë Maloku duke shtuar se kundërshtarin e tij pak e njeh, mirëpo sipas rekordit te tij shifet se ka karriere te mire. “Emri i kundërshtarit me është caktuar gjate vikendit, mirëpo për mua kjo aspak nuk ka rëndësi sepse jam gati për cdo emër. Jam i motivuar maksimalisht sepse ka 1 vit qe nuk jam ngjit ne ring per shkak pandemisë dhe këtë dua të shfrytëzoj maksimum dhe besoj shume se ky vit do jetë shumë më i mirë se ai që kaloi”, tha boksier kosovar. Ndryshe, pandemia shumë i ka goditur edhe boksieret ne aspektin financiar sepse shume pak po kenë mbështetje nga sponsoret dhe një gjë e tillë na tregon se i ka ndodhur edhe Malokut.

“Gjithnjë kam pasur mbështetje nga sponzorat, por fatkeqësisht kësaj radhe punët po shkojnë me vështësi. Shpresoj që gjërat të ndryshojnë së shpejti dhe ne sportistët me suksese ti falënderojmë të gjithë ata që na mbështesin”. Në fund, Kamer Maloku na tregon se planet e tija janë që të shpejti ti mundësohet të bëj ndeshje për titull botë në federatat e mëdhë, ndërkohë që na zbulon se së shpejti ka plan të hap edhe palestrën e tij në Gjermani ku do trajnoj edhe shumë boksier.

Ndryshe, të gjithë ata që dëshirojnë të shikojnë duelet ne Bruksel, nder to edhe Malokun mund të shikojnë atë drejtpërdrejti nëpërmjet platformës pay per view ne adresën https://fb.me/e/4rg7SPqP2.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *