Kamer Maloku pret tani të ndeshet për titull GBU të botës
June 18, 2018
0 comments
Share

Kamer Maloku pret tani të ndeshet për titull GBU të botës

Gjatë fundjavës Kamer Maloku sërish u ngjit në ring por edhe kësaj radhe për të mbroj titullin GBU Kontinental. U takua me hungarezin Janos Lakatos dhe nuk i dha të njëjtit asnjë shans që ta rrezikoj pasi e mposhti me KO qysh në raundin e katërt. Gjatë gjithë ndeshjes boksieri shqiptar dominoi në ring dhe i tregoi kundërshtarit se ka ardhur në Gjermani koti dhe me meritë në fund erdhi deri tek triumfi . Maloku për agjencinë për sporte luftarake “ArenaRing” thotë se tani pret që të ndeshet për titull GBU të botës.

“Tani pres që të ndeshem për versionin GBU të botës dhe më një fitore do të mi hapte rrugët që të ndeshem edhe për tituj të versioneve më të mëdha, por fatkeqëssht njëher do të më duhet një pushim i detyrueshëm sepse kam disa terapia për të shënruar krahun, kurse kur të rikuperohem do futem sërish në përgatitje intensive për aktivitet tjera që më presin”, tha Maloku.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *