Kamer Maloku pret mbështetje për ta mposhtur ish kampionin evropian
April 15, 2022
0 comments
Share

Kamer Maloku pret mbështetje për ta mposhtur ish kampionin evropian

Fituesi i titullit boteror ne UBO, Kamer Maloku me 23 prill 2022 ne Rastatt të Gjermanisë do të ngjitet sërish në ring kundër një boksieri mjaft të papërshtatshëm që posedon tani më 2 tituj evropian në njërën prej federative me te fuqishme evropiane atë te EBU-së.

Kurse i njëjti është ndeshur edhe për njërin prej titujve më të fuqishëm botëror WBC. Bëhet fjalë për bjellorusin Siarhei Huliakevich i cili në karrierën e tij ka 44 fitore. Ndryshe ndërmjetësues i kësaj ndeshje është tani më menaxheri i mirënjohur shqiptar, Avdyl Salihu, i cili shpresoj shumë që bokseri shqiptar në fund do ti gëzohet triumfit. Ndryshe, cekim se stafi i Kamer Malokut është në negociata me federatën gjermane që ti lejohet që të ndeshet për titullin BDB Internacional dhe pritet qe vendimi përfundimtar te merret të hënën. Cekim se Kamer Maloku përgatitjet e fundit i ka zhvilluar kryesisht në Gjermani duke shfrytëzuar boksierët më të mirë gjerman.

Ai thotë se ndihet mire dhe me një përkrahje maksimale nga publiku ai do të fitues. Gjithashtu ai fton publikun që të jenë sa më shumë në palestër pasi përveç atij do të ndeshen edhe 3 shqiptar tjerë si Ilir Zeneli, Amarildo Bakaj si dhe Avni Selimi.

Para programit profesional ne ring do te zhvillohen edhe 7 ndeshje amatore. Promoteret Kamer Maloku dhe Simon Muller gjithashtu janë kujdesur që përveç programit sportiv te ketë edhe program argëtues, ndërkohë që atmosfera e boksit që do krijohet në ring jep motiv që të përcjellët ky event mjaft i bukur.

Eventi zhvillohet ne qytetin e bukur te Rastattit dhe tiketat tani më janë dalë në shitje andaj bli edhe ti një.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *