Kamer Maloku më 1 dhjetor ndeshje për titull
November 16, 2018
0 comments
Share

Kamer Maloku më 1 dhjetor ndeshje për titull

Kamer Maloku djaloshi shqiptar i cili me sukses po paraqitet në ringun ndërkombëtar më 1 dhjetor do të ketë edhe një ndeshje interesante në karrierën e tij, pasi do të ndeshet për titull internacional WBF dhe njëkohësisht do ta mbroj titullin European GBU .

“Do të luftoj për titullin internacional WBF, ndërkohë që do të mbroj edhe titullin GBU. Jam maksimalisht i gatshëm për këtë përballje, mirëpo fatkeqësisht ende nuk e di luftëtarin sepse ata që mu caktuan deri në këtë moment kanë probleme me viza hyrëse. Por megjithatë stafi organizativ më ka premtuar se këtë javë do të di kundërshtarin”, tha për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”, Maloku.

Ndryshe, cekim se në këtë gala mbrëmje do të paraqitet edhe boksieri  Senad Gashi dhe ish kampioni i Shqipërisë, Mario Sokoli i cili do të debutoj në boksin profesionistë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *