Kamer Maloku i gatshëm për duelin për titull Evrope  
March 6, 2018
0 comments
Share

Kamer Maloku i gatshëm për duelin për titull Evrope  

Kanë mbetur vetëm edhe 11 dit nga ndeshja e madhe që do zhvilloj boksieri shqiptar, Kamer Maloku, takim ky që do zhvillohet në Karlsruhe të Gjermanisë, dhe do të jetë për titullin e Evropës GBU në Rastatt, kurse kundërshtar u tij do jetë, Attila Korda. Boksieri me prejardhje nga Vushtria tha se është maksimalisht i përgatitur dhe pret fitore të sigurte.

“Përgatitjet për këtë duel kanë shkuar shumë mirë ku kam pasur edhe sparingje të ndryshëm me boksier amator dhe profesionist. Në përgjithësi ushtrimet i kam zhvilluar me trajnerim tim në Karlsruhe në klubin Bulldog Gum. Për ndeshjen jam gati dhe dua vetëm fitore. Synimi im është që vitin e ardhshëm të zhvilloj edhe ndeshjen për titull botë në një version”, tha Kamer Maloku për agjencinë për sporte luftarake “ArenaRing”.

Ndryshe, Korda deri më tani ka 20 luftëra në karrierë profesionale, 13 fitore dhe 7 humbje. Meçi do të zhvillohet në qytetin Rastatt afër Karlsruhe në  Altrheinhalle Plittersdorf (19.00).

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *