“Kam ardhur këtu për të pushtuar Amerikën”
May 22, 2019
0 comments
Share

“Kam ardhur këtu për të pushtuar Amerikën”

Boksieri britanik Anthony Joshua, në prag të duelit të 1 qershorit ndaj Andy Ruiz Jr, ka deklaruar se ka një plan të qartë: Të pushtojë Amerikën. Kjo është sfida e tij e parë në “tokën e premtuar”, e cila mund të pasohet nga ajo ndaj Deontay Wilder. Pikërisht kjo përballje mes dy kampionëve të botës mund t’i japë Joshua famën e madhe.

Do ta fitoj këtë ndeshje të parë në Amerikë ndaj Ruiz Jr me “KO”. Ky do të jetë vetëm hapi i parë për mua në këtë vend të ri. Kështu, fansat amerikanë do të më njohin dhe më pas do të jetë radha e Wilder për të prëfundsuar në tapet”, u shpreh Anthony Joshua, kampion bote në kategoritë IBF, WBA dhe WBO.

Dueli i 1 qershorit ndaj Andy Ruiz Jr do të zhvillohet në stadiumin “Madison Square Garden” të Nju Jorkut, sfida e parë e Joshua në Amerikë. “Unë e dëshiroj sfidën me Wilder, bëmë gjithçka që ajo të zhvillohej më 13 prill. Unë kam ardhur në Amerikë edhe për Wilder, për ta shkatërruar dhe për pushtuar këtë shtet”, u shpreh Joshua, 22 fitore e asnjë humbje në karrierë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *