Kallashi ne eventin e madh te “Universum Promotion”
September 23, 2021
0 comments
Share

Kallashi ne eventin e madh te “Universum Promotion”

Aleksander Kallashi boksieri i “ArenaRing Management Promotion” të shtunën në Hamburg do të zhvilloj ndeshjen e tij të katërt në boksin profesionist kurse kundërshtar i tij do jetë turku me prejardhje gjermane, Darian Yasar i cili deri me tani nuk ka asnjë humbje (8.0.1).

Menaxheri i Kallashit, Avdyl Salihu, thotë se kjo do jetë një përballje në mes dy boksereve që ende nuk kanë humbur ne karrierën e tyre, por që beson shume se boksieri i tij do te vazhdoj serine e fitoreve.

“Promotor i eventit është boksieri i njohur shqiptar Senad Gashi se bashku me menaxhmentin e njohur gjerman ‘Universum Promotion’. E pranuam ketë ndeshje sepse kam besim te plot tek përgatitja fizike e Kallashit i cilit i duhet përballje te tilla për te dëshmuar se me te vërtet është një boksier i fuqishëm. Kundërshtarin e tij e kemi analizuar dhe i kemi vërejt disa mangësi që besoj do ti shfrytëzojmë gjate ndeshjes. Kjo përballje do te jete e bukur por shpresoj se ne fund boksieri im do te fitoj”, tha Salihu.

Ndryshe,  bashkëpunimi i mirë ne mes Kallashit dhe Salihut ka ndikuar qe boksieri shqiptar te vazhdoj kontratën me “ArenaRing Management Promotion” edhe për 5 vitet e ardhshme ku priten edhe shume ndeshje te bukura si dhe vitin e ardhshëm është paralajmëruar përballje për titull UBO internacional ne Fier të Shqipërisë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *