Kallashi më 22 dhjetor në Tiranë ndeshje të madhe ndaj serbit Sladjan Dragishiç
Më 22 dhjetor në Tiranë do të zhvillohet një ndër evenimentet më të mëdha të sporteve luftarake që është organizuar në Shqipëri, kurse organizator do jetë kampioni evropian, Adriatik Cami, i cili edhe vet do të ndeshet për titull botës në WKF kundër marokianit Agoub Zerauali.
Portali për sporte luftarake “ArenaRing” do të jetë sponsor medial i këtij eventi, andaj nga sot do të filloj ti prezantoj dyshet e luftëtareve për këtë spektakël të sporteve luftarake, ku priten të jenë mbi 10 duele që do ndeshen në K1 dhe boks. Fillojmë me një duel shumë të fuqishëm, ku kikboksieri shqiptar me prejardhje nga Fieri por që jeton dhe ushtron në Greqi do të ketë një përballje të madhe me serbin, Sladjan Dragishiç. ky i fundit cekim se ndeshet edhe në sportin e boksit profesionist por edhe në MMA.
Kujtojmë se ai u ndesh në Tiranë para disa muajve ku u mposht nga Florian Marku. Kallashi ka paralajmëruar fitore përkundër asaj se do ketë kundërshtar të fuqishëm. “Jam maksimalisht i përgatitur dhe po vazhdoj me sparinge të ndryshme. Kundërshtarin e njoh shumë pak, vetëm nëpërmjet faqeve të internetit. Është një kundërshtar i fortë dhe mendoj se dueli do të jetë i vështirë, por unë do jap më të mirën për të arritur deri tek triumfi. Kështu, apeloj që sa më shumë shqiptar të vijnë të më mbështesin sepse kjo është edhe hera e parë që boksoj në Shqipëri dhe për këtë falënderoi menaxherin shqiptar, Avdyl Salihu dhe organizatorin Adriatik Cami që ma mundësuan. Nuk do ti zhgënjej”, tha Kallashi për ArenaRing.
Nga ana tjetër, edhe serbi Sladjan tha se ndihet mirë dhe pret me vëmendje këtë ndeshje sidomos kur ajo zhvillohet në Shqipëri kur edhe ka shumë fansa të këtij sporti. Ai thotë se nuk do të dorëzohet dhe do jepë maksimumin. Cekim se ky spektakël do të zhvillohet tek palestra e sporteve “Feti Berova” te kompleksi Dinamo.