Kallashi i pamëshirshëm ndaj serbit
August 30, 2019
0 comments
Share

Kallashi i pamëshirshëm ndaj serbit

Kikboksieri i “ArenaRing Management Promotion”, Aleksandar Kallashi, ka arritur fitore në eventin humanitar “Lura Fight Night 3” që u zhvillua në fundjavë në Gjirin e Lalzit. Kësaj radhe Kallashi ishte shumë më i fuqishëm se kundërshtari i tij i cili vinte nga Serbia, Vladimir Vujadinov, të cilin e mposhti me ndërprerje qysh në rundin e parë. Ndeshjen e radhës, Kallashi njofton se do ta ketë në Greqi. “Isha i përgatitur maksimalisht për këtë duel, ndërkohë që shumë i motivuar se u ndeshesha në vendlindjen time dhe qëllimi i garës ishte se humanizmi që më dha motiv edhe më të madh. Tani pres ndeshje në Greqi ku besoj në vazhdimin e sukseseve”, tha Kallashi.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *