Kallashi debuton në Pro Boks më 28 mars  
February 27, 2020
0 comments
Share

Kallashi debuton në Pro Boks më 28 mars  

Aleksandar Kallashi, boksieri i “ArenaRing Management Promotion”, më 28 mars do të debutoj në boksin profesionist edhe atë ndaj boksierit të papërshtatshëm që vjen nga Serbia, Srecko Janjic, i cili ka mbi 30 ndeshje. Ky duel i cili do të zhvillohet në Velbert të Gjermanisë është caktuar të jetë 6 runde, kurse boksieri shqiptar shprehet optimist dhe shumë i motivuar që këtë përballje do ta fitoj. “Me padurim po e pres debutimin tim në boksin profesionist.

Menaxheri im, Avdyl Salihu më njoftoi se do të ndeshem me Janjiç i cili ka përvojë mirëpo neve e kemi analizuar mirë kundërshtarin dhe besoj se do të arrij tek triumfi. Jam i përgatitur maksimalisht, poashtu edhe i motivuar dhe nuk do lë asgjë të rastit”, tha Kallashi.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *