Kafshoi rivalin në ring, ja vendimi për boksierin britanik
April 24, 2019
0 comments
Share

Kafshoi rivalin në ring, ja vendimi për boksierin britanik

Boksieri britanik Kash Ali, protagonist një muaj më parë i një gjesti absurd në ring, ku kafshoi në bark rivalin e tij David Price, është pezulluar 6 muaj nga sporti. Këshilli Britanik i Boksit ka pezulluar për 6 muaj licensën e boksierit 27-vjeçar Ali edhe pse ai kërkoi ndjesë pas duelit për atë gjest.

Sfida mes Ali dhe Price ishte e vlefshme për peshën e rëndë dhe u zhvillua më 30 mars në Liverpool. Ky incident ndodhi në raundin e pestë, kur të dy boksierët ishin shtrirë në tapet, pas një kontakti fizik. Në ato moment, Ali kafshoi në bark Price, çka detyroi gjyqtarin të ndalte sfidën.

Përveç pezullimit 6-mujor, boksieri Kash Ali duhet të paguajë edhe një shumë prej 10 mijë stërlinash për atë gjest. “Unë kërkova ndjesë për atë veprim të gabuar. Më vjen zor për atë që ndodhi dhe për mënyrën se si rrodhi ajo përballje”, tha Ali, 23 fitore e 6 humbje në karrierë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *