Jusra e dyta kurse Suejla e treta e Ballkanit
May 19, 2017
0 comments
Share

Jusra e dyta kurse Suejla e treta e Ballkanit

Dita e pare e Kampionatit Ballkanik qe po zhvillohet ne Stamboll te Turqise i ka sjell dy medalje te rendesishme KK Forca. Nenkampione pas 3 luftrave te fituara u shpall Jusra Ademi, kurse Suejla Isaki fitoi bronz. Ademi mposhti perfaqesues nga Bosnja, dy turke dhe ne finale humbi me 3:1 nga Kroacia.

“Jam shume e gezuar qe arrita medalje balkanike dhe kete ia dedikoj familjes sime dhe trajnerit Muarem Imeri per perkrahjen”, tha Jusra Ademi per Arena Ring i cili nga afer po i percjell garat, nderkohe qe Isaki poashtu u shpreh e kenaqur me bronzin. “Vjet ne Beograd fitova bronz por fati deshti qe edhe sivjet te fitoj nje medalje te tille. Une nuk do ndalem ketu pasi synoj edhe medalje evropiane e boterore ne te ardhmen”, tha Suejla Isaki.

Neser garojne vajzat ne kata dhe meshkujt ne kumite. Kampioni ballkanik, Jasin Osmani, do te garoj te dielen.


Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *