Jusra Ademi synon sërish medaljen ballkanike
April 19, 2017
0 comments
Share

Jusra Ademi synon sërish medaljen ballkanike

Karateistja e talentuar Jusra Ademi e cila është anëtare e klubit të karatesë Forca po përgatitet maksimalisht për kampionatin e Maqedonisë që në fund të muajit zhvillohet në Shkup.

Ish kampionia e Ballkanit  thotë se ndihet mirë dhe për këtë po tregojnë rezultatet e fundit që po I shënon si në lufta ashtu edhe në kata.

“Në turneun e fundit në Serbi fitova dy medalje te arte dhe të argjende, kurse tani e ka radhën edhe kampionati i Maqedonisë që për mua është shumë e rëndësishme sepse vetëm me medalje marrim vizën për kampionatin ballkanik që sivjet zhvillohet në Turqi”, tha Ademi. Ajo shtoi se do bëj gjithçka që sivjet sërish të vjen deri tek kjo medalje. “Medalja ballkanike për mua sivjet do jetë synim që sërish ta arrij andaj do të jap maksimumin me trajnerin tim, Muarem Imeri që ta fitoj”, pohoi për Arena Ring, Jusra Ademi, e cili pas vetës ka shumë medalje vendore e ndërkombëtare, ndër to edhe nga kupa e botës që u zhvillua para disa viteve në Bursa kur fitoj 6 medalje të arta.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *