Jusra Ademi shkëlqen në Podgoricë
September 25, 2019
0 comments
Share

Jusra Ademi shkëlqen në Podgoricë

Gjatë fundjavës në Podgoricë u zhvillua turneu i fuqishëm ndërkombtar në karate “Kupa e Kampionëve” ku morri pjesë edhe klubi shkupjan, “Keiks”. Nga ky klub u arritën të fitohen 4 medalje, ndër to 1 ari, 1 argjend dhe 2 bronze.

E artë me plot kuptimin e fjalës ka qen Jusra Ademi e cila ka shkëlqyer në këtë aktivitet duke shënuar 5 fitore. Ndërkohë që e argjendta, Janina Dardhishta arriti të fitoi 4 ndeshje, kurse Mevlud Memedi fitoi tre, aq sa mposhti edhe Beriz Kurtanovic që u pajtuan kësaj radhe me bronz. “Jam shumë e gëzuar që po i kthehem formës sime ideale duke fituar kështu edhe medaljen e artë. Shpresoj të vazhdoj kështu edhe në garat e ardhshme që më presin, ndër to edhe kampionatin ballkanik”, deklaroi ish kampionia ballkanike, Jusra Ademi.

 

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *