Jusra Ademi pret që të përsërit suksesin në KB
May 18, 2017
0 comments
Share

Jusra Ademi pret që të përsërit suksesin në KB

Prezantojmë edhe një karateiste që pritet medalje nga kampionati ballkanik që fillon nga nesër në Stamboll të Turqisë. Bëhet fjalë për Jusra Ademin e cila njëherë ishte kampione ballkanike në vitin 2015 në Hercegnovi. Ajo sivjet pret sërish që të përsërit këtë sukses, pasi sipas saj është mirë e përgatitur.

“Për kampionatin ballkanik përveç se jam përgatitur mirë me trajnerin tim, Muarem Imeri, më është dashur edhe të zbres peshë. Nga ana tjetër jam e motivuar mirë dhe besoj se do arrij të fitoj medalje”, tha me optimizëm vajza e talentuar. Ndryshe, Ademi të premtën do të garoj në kumite kurse të  shtunën do të paraqitet në Kata.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *