Jurgen Uldedaj kërkon majat, sfidon polakun për titullin e WBC
May 2, 2019
0 comments
Share

Jurgen Uldedaj kërkon majat, sfidon polakun për titullin e WBC

Pasi vendosi në brez titullin cruiserweight për kategorinë WBO, boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj do të synojë edhe titullin kampion bote për të rinj në WBC.

Më datë 11 maj 2019, Uldedaj do të sfidojë polakun për rripin e vogël të WBC, një sfidë që do të zhvillohet në Magdeburg të Gjermanisë. Boksieri 21 vjeçar ka një rekord fantastik deri në këtë pikë, ku ka grumbulluar 10 fitore në po aq ndeshje, dy prej të cilave me knock-out.

Përballë tij do të vendoset polaku, Krszysztof Twardowski. Ky i fundit ka zhvilluar 6 takime, nga ku 5 i ka fituar dhe një duel e ka mbyllur në barazim. Me knock-out, Krszysztof ka fituar 3 përballje.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *