Joshua zgjedh fituesin e sfidës Wilder-Fury: Ndaj tij dua të dueloj në “Wembley”
November 26, 2018
0 comments
Share

Joshua zgjedh fituesin e sfidës Wilder-Fury: Ndaj tij dua të dueloj në “Wembley”

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion i botës në peshën e rëndë (mban titujt e kagegorive IBF, WBO dhe WBA), përmes një interviste të dhënë sot, ka deklaruar se cilin preferon të shohë si fitues më 1 dhjetor, në përballjen që do të zhvillohet në Los Anxhelos mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder. Një duel ku do të përcaktohet kampioni i botës në peshën e rëndë në kategorinë WBC, titull që mbahet nga Wilder.

Joshua u shpreh se dëshiron që të jetë pikërisht amerikan Deontay Wilder si fitues në këtë sfide ndaj britanikut Tyson Fury. “Unë kam nevojë që këtë sfidë ta vitojë Wilder. Nëse më 1 dhjetor do të triumfojë Fury, atëherë dy boksierët do të zhvillojnë revanshin dhe kjo gjë do t’i prishë planet e mia për unifikimin e titujve kampionë. Ndaj unë votoj për Wilder, që ai ta fitojë sfidën”, tha Joshua, që sfidën e radhës do ta zhvillojë më 13 prill në stadiumin “Wembley”.

Si Wilder ashtu dhe Fury janë të pamposhtur në ring, ndaj kjo sfidë konsiderohet e fortë dhe spektakolare, me britanikun që ndaj Wilder synon të përsëritë atë që bëri tri vite më parë ndaj Klitschko, të fitojë dhe të rikthehet kampion bote. Joshua, më tej deklaroi se nuk do ta shohë ndeshjen në TV: “Ajo do të zhvillohet në orët e para të mëngjesit, është shumë shpejt për mua, ndaj do të fle”, tha britaniku, duke konfirmuar se nuk do të jetë në Los Anxhelos.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *