Joshua vë në listë pritje Usyk: Fillimisht unifikimi i titujve
April 12, 2019
0 comments
Share

Joshua vë në listë pritje Usyk: Fillimisht unifikimi i titujve

Ardhja e ukrainasit Oleksandr Usyk në peshën e rëndë nuk do të prishë aspak planet e kampionit të botës të këitj Divizioni, britanikut Anthony Joshua. Ky i fundit ka deklaruar se ka të tjera synime për të ardhmen dhe për momentin Usyk nuk është pjesë e planit të tij. Joshua konfirmon se ëndrra e tij është unifikimi i titujve kampionë botë në peshën e rëndë. Çka do të thotë një përballje me Deontay Wilder.

Ardhja e Usyk në peshën e rëndë është një gjë e mirë për Divizionin tonë. Kemi shumë kampionë, si unë, Wilder, Fury, Breazeale, Miller, White etj. Tani erdhi edhe Usyk, çka do ta bëjë shumë tërheqës këtë Divizion dhe do të kemi shumë duele të bukura në të ardhmen. Kjo do të thotë se pesha e rëndë është e gjallë, po shpërthen nga kampionët e pretendentët”, tha Joshua.

Britaniku do të duelojë më 1 qershor ndaj Jarrell Miller. “Pas debutimit në Amerikë dhe fitores ndaj Miller unë synoj duelin me Wilder. Ky nuk është sekret, pasi synojmë të dy të unifikojmë titujt kampionë bote. Më pas mund të mendoj për Usyk”, tha Joshua, që konfirmon se këtë vit nuk do të duelojë më ukrainasin. Usyk është kampion i padiskutueshëm i botës në peshën “cruiserweight” (pesha deri 91kg).

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *