Joshua u shpall sportisti i vitit, aty ishte David Haye për ta uruar
September 7, 2017
0 comments
Share

Joshua u shpall sportisti i vitit, aty ishte David Haye për ta uruar

Viti 2017 është një vit i paharrueshëm për Anthony Joshuan dhe vazhdon të bëhet gjithnjë e më i mirë për kampionin e peshave të rënda.

Britaniku e nënshtroi Wladimir Klitschkon në superduelin e muajit prill që u zhvillua në Wembley.

Ndërsa pas njoftimit për meçin e tij të radhës, kundër sfiduesit për IBF Kubrat Pulev, 27-vjeçari mori çmimin e Sportistit të Vitit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga GQ.

Në këtë ceremoni, Joshua u shoqërua nga një tjetër emër i boksit britanik, ish-kampioni i WBA, David Haye, i cili e uroi për çmimin.

“Urime kampionit Anthony Joshua, i cili e fitoi çmimin e sportistit të vitit nga GQ. Po ashtu, vëllai i madh Idris Elba ishte aty që gjërat të shkonin qetë dhe me stil!”, ka shkruar Haye në Instagram.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *