Joshua tregon se në cilin raund do ta nokautojë Tyson Furyn
Anthony Joshua dhe Tyson Fury pritet ta zhvillojnë duelin për titullin e kampionit të padiskutueshëm botëror në kategorinë e peshave të rënda në vitin e ardhshëm.
Sipas kampionit të WBA, WBO dhe IBF, atij do t’i nevojiteshin vetëm gjashtë raunde për ta nokautuar kampionin e WBC-së.
AJ i riktheu titujt ndaj Andy Ruiz Jr në muajin dhjetor (pasi kishte pësuar humbje të papritur me nokaut), ndërsa në anën tjetër Gypsy King në muajin shkurt e nokautoi Deontay Wilderin duke ia marrë titullin WBC.
“Kam shumë respekt për atë njeri. Është njeri familjar dhe boksier i mirë, por në anën tjetër, dua t’ia thyej kokën”.
“Fury barazoi herën e parë dhe pastaj e riktheu planin e tij dhe e mposhti Wilderin dhe vërtet i mbajti leksion. Mirëpo, mendoj se unë jam më i shpejtë se Wilder, caktojeni kur të doni, unë besoj se jam më i mirë”, ka deklaruar Joshua për A League Of Their Own.