Joshua tallet me Wilder
December 27, 2018
0 comments
Share

Joshua tallet me Wilder

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion i botës në peshën e rëndë në kategoritë IBF, WBA e WBO vazhdon të këmbëngulë në një duel ndaj kampionit tjetër të botës së këtij Divizioni, amerikanit Deontay Wilder. Një sfidë që do të unifikonte titujt kampionë bote në një person dhe që do të zhvillohej në Londër më 13 prill (stadium “Wembley”).

Boksieri amerikan Deontay Wilder

Të gjithë ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, të duelojmë për të bashkuar titujt kampionë. Fury nuk do të jetë kurrë gati kaq shpejt për revanshin, pasi vjen nga një pushim i gjatë dhe nuk është në formë. Ndaj ftoj Wilder të ngjitet në ring dhe të duelojë me mua. Unë jam gati për këtë sfidë, nuk dua asnjë rival tjetër për 13 prillin veç tij”, u shpreh Joshua.

 

Më tej, britaniku tha: “Unë e kuptoj që Wilder është zënë ngushtë nga Fury, ndaj ka pezulluar bisedimet me mua, por është koha që ai të ndryshojë kurs. Unë i ofroj 2 duele, parà dhe mundësinë që të përballet për titujt kampionë bote. Vetëm një budalla do të refuzonte kushtet e mia”, u shpreh Anthony Joshua, 21 fitore e asnjë humbje në karrierë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *