Joshua sherr me menaxherin: Me gjej një rival, 13 prilli po afron
January 9, 2019
0 comments
Share

Joshua sherr me menaxherin: Me gjej një rival, 13 prilli po afron

Anthony Joshua, kampioni i botës në peshën e rëndë në boks, ka dueluar për herë të fundit më 22 shtator në “Wembley”, ku mundi me “KO” në raundin e shtatë Alexander Povektin dhe mbrojti titujt kampionë (IBF, WBO dhe WBA). Pas atij dueli, boksieri britanik deklaroi se do të rikthehet në ring me 22 prill, sërish në “Wembley”, por 3 muaj nga kjo datë ai ende nuk ka asnjë rival.

Deontay Wilder dhe Tyson Fury, dy objektivat e tij, janë drejt revanshit në verën e këtij viti, ndaj Joshua po projektohet drejt një revanshi me Dillian Whyte edhe pse britaniku preferonte një rival tjetër. Sipas mediave britanike, Joshua ka takuar menaxherin e tij Eddie Hearn, duke i kërkuar llogari në lidhje me rivalin që do të ketë përballë më 13 prill.

Kanë kaluar 15 javë nga dueli i fundit dhe ende nuk kemi asnjë emër konkret. Nuk e di se çfarë po ndodh. Pres që të më kontaktojnë dhe të më thonë emrin e rivalit. Koha po ecën dhe nuk dua të përgatitem në ajër”, mësohet të ketë thënë Joshua, që prej kohësh përgatitet në palestër për duelin e radhës, por pa ditur se ndaj kujt do të duelojë. “

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *