Joshua rrëfen idhullin e tij: Dua të jem si Mike Tyson
Anthony Joshua ka deklaruar se dëshiron të mësojë më shumë nga aftësitë dhe egërsia në ring që ka patur një ish-kampion bote në peshat e rënda si Mike Tyson. Kjo e bëri boksierin amerikanin si një nga boksierët më të frikshëm në ring. Joshua do të mbrojë titullin kampion bote në peshat e rënda më 28 tetor, kur në Kardif do të përballet me bullgarin Kubrat Pulev, për të korrur fitoren e 20-të radhazi në ring. Britaniku është përgëzuar shpesh për aftësitë e tij teknike në ring, duke i mundur të gjithë rivalët me “KO”, por ende nuk ka agërsinë e Tyson.
“Më pëlqen shumë t’i ngjaj shumë atij në çdo aspekt, pasi ai ishte shumë teknik edhe pse Mike nuk njihej si një njeri me zemër. Shumë boksierë janë të njohur për diçka dhe unë dua të jem pjesë e këtyre legjendave. Dua të jem edhe unë si Tyson, të bëhem i egër si ai. Shumë boksierë më thonë se vijnë për të më mundur, ndërkohë që Mike Tyson i mundte ata para se të ngjitreshin në ring, me pamjen e tij. Por edhe unë do të bëj të njëtën gjë”, u shpreh Anthony Joshua, që ka treguar përmes një postimi në rrjetet sociale se gëzon një formë të mirë fizike.