Joshua rrëfehet se çka i ndihmoi ta mposhtë Klitschkon pasi u rrëzua në ring (Foto/Video)
July 21, 2017
0 comments
Share

Joshua rrëfehet se çka i ndihmoi ta mposhtë Klitschkon pasi u rrëzua në ring (Foto/Video)

Kampioni absolut në kategorinë e rëndë të boksit botëror, Anthony Joshua, ka rrëfyer për mënyrën se si ka arritur ta nokautoj Wladimir Klitschkon në duelin e madh të zhvilluar në Wembley pasi ky i fundit e rrëzoi atë në ring.

27 vjeçari kishte rekordin e tij të pamposhtshmërisë të rrezikuar kur ai ishte rrëzuar në ring në raundin e gjashtë të luftës për kampion bote që u zhvillua në prill.

Klitschko vazhdoi me luftë të disiplinuar edhe pasi rrëzoi Joshuan i cili u ngrit në këmbë. Përkundër gjendjes së tmerrshme, londinezi beson se ai demonstroi fuqinë e tij ët brendshme kur e ndali “Dr. Grushtin e Hekurt” në raundin e 11-të.

“Ai është shumë inteligjent, ai është doktor shkence, por ai nuk ka pasur shpirtin tim”, theksoi Joshua në dokumentarin “AJ – Histori në bërje” e cila u shfaq në Sky Sports.

“Kur lufta mbaroi, unë qesha. Unë i thashë vetes se ai nuk mund ta ketë shpirtin dhe mentalitetin e rrugës që e kam unë”, theksoi Joshua.

Momenti kur Joshua u shpall fitues…

Joshua u rrëzua për herë të parë në një ring në karrierën e tij dhe pranon se goditja e Klitschkos me të djathtën ishte “e ëmbël” dhe se e befasoi atë.

“Ishte një goditje e madhe, por nuk ishte e mjaftueshme për të më mbajtur në dysheme. Më rrëzoi, por nuk më la në poshtë”.

Joshua u duk në prag të humbjes kur u rrëzua në raundin e gjashtë.

“Goditjet që unë i ndjej janë kur zakonisht ndihem përtac. Me të, unë as që e pashë goditjen. Ishte një goditje ‘e ëmbël”, potencoi kampioni 27 vjeç.

Joshua dhe Klitschko mund të përballen jo më larg se në nëntor në një duel që besohe se mund të zhvillohet në T-Mobile Arena në Las Vegas.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *