Joshua rigjen rival, mbron titujt ndaj “shkatërruesit” Ruiz Jr
May 2, 2019
0 comments
Share

Joshua rigjen rival, mbron titujt ndaj “shkatërruesit” Ruiz Jr

Boksieri Anthony Joshua do të ndeshet ndaj Andy Ruiz Jr më 1 qershor, në “Madison Square Garden”, në New York. Kampionati i botës në WBA, IBF dhe WBO do të mbrojë titujt pikërisht ndaj amerikanit Ruiz Jr, i njohur me nofkën “shkatërruesi”.

Joshua do të ndeshej kundër Jarrell Miller, por ky i fundit doli pozitiv në 3 teste antidoping duke bërë që licenca t’i pezullohej dhe të mos kishte mundësi të luftonte kundër kampionit të botës.

Ruiz Jr është një emër i njohur në botën e boksit. Amerikani ka një rekord pozitiv me 32 fitore dhe vetëm 1 humbje. 21 ndeshje i ka mbyllur me KO.

Amerikani renditet i 12 në rang botëror dhe i 4 në Amerikë. Ai do të mundohet që të mposhtë të pamposhturin Joshua në duelin më të rëndësishëm të jetës së tij. 29-vjeçari ishte një zgjidhje emergjente. Fiziku i tij nuk është bindës duke marrë parasysh se do të ketë përballë një “kafshë” si Joshua.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *