Joshua pranon mega-ofertë për duelin me fituesin e Wilder-Fury
January 24, 2020
0 comments
Share

Joshua pranon mega-ofertë për duelin me fituesin e Wilder-Fury

Arabia Saudite mund të jetë vendi nikoqir i duelit më të madh të viteve të fundit në sportin e boksit.

Joshua riktheu titujt e kampionit të botës, në duelin me Andy Ruiz JR, pikërisht në Arabinë Saudite, dhe ai mund të kthehet për një tjetër duel të madh atje.

‘Sky Sports Boxing’ raporton së fundmi se skuadra e Joshua ka pranuar një ofertë për luftë për unifikim të titujve, me fituesin e revanshit Fury-Wilder.

  “Kemi një ofertë të majme për atë duel” ka bërë të ditur Hearn, promotori i AJ.

Joshua pritet të ketë duelin e ardhshëm gjatë verës, kurse rivalët e tij, Fury e Wilder përballen më 22 shkurt me njëri tjetrin.

Mbetet të shihet nëse do të finalizohet një marrëveshje për mega duelin mes Joshua dhe kampionit të ardhshëm të WBC, i cili do të zinte vend në Arabinë Saudite.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *