Joshua: Po pres që Wilder të firmosë, oferta ime nuk ndryshon
July 11, 2018
0 comments
Share

Joshua: Po pres që Wilder të firmosë, oferta ime nuk ndryshon

Anthony Joshua, kampion i botës në peshën e rëndë në kategoritë IBF, WBA dhe WBO, 21 fitore dhe asnjë humbje në karrierën e tij, përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se pavarësisht duelit që do të zhvillojë në shtator ndaj rusit Alexander Povetkin, është ende në pritje të sfidës së madhe ndaj Deontay Wilder, që mban titullin e kategorisë WBC. “Më vjen keq që nuk kam shkruar apo postuar ndonjë gjë për shumë kohë, por jam ende në pritje të një firme”, ka thënë Joshua në rrjetet sociale, referuar marrëveshjes së dështuar me Wilder.

Dy boksierët kampionë në peshën e rëndë, të dy të pamposhtur në ring, dështuan në negociatat për të zhvilluar një përballje që do të unifikonte titujt kampionë në një boksier të vetëm. Por Joshua ka bërë me dije se në prill të 2019-ës do të duelojë sërish në “Wembley” të Londrës, duke ftuar rivalin amerikan të vijë dhe të përballen. “Nëse ai nuk dëshiron që të fitojë 15 milionë dollarë, atëherë edhe ne do të mbyllim këtë çështje. Oferta mbetet ofertë, nuk ka për të ndryshuar asnjëherë”, u shpreh boksieri britanik Anthony Joshua.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *