Joshua: Pas Parker e ka radhën Wilder dhe do ta mund
March 30, 2018
0 comments
Share

Joshua: Pas Parker e ka radhën Wilder dhe do ta mund

Pas 48 orësh do të ngjitet në ring për të unifikuar titujt kampionë bote në peshat e rënda ndaj Joseph Parker, por britaniku Anthony Joshua mendon se këtë përballje e ka të fituar dhe ka prenotuar që tani për sfidën e radhës kampionin tjetër të botës në këtë kategori, amerikanin Deontay Wilder. Në prag të duelit që do të zhvillojë ndaj Parker, kampioni britanik tha: “Jam 100% i bindur se do ta fitoj atë sfidë dhe të shtunën në mbrëmje do të festojmë të gjithë së bashku”.

Më tej, Joshua ka konfirmuar se rivali i radhës do të jetë Deontay Wilder: “Nuk ka asnjë dyshim që ajo përballje me Wilder do të ndodhë, kjo gjë është në mendjen time. Dhe ju garantoj se do ta mposht edhe Wilder, ashtu si do të mund edhe Parker. Qëllimi im do të jetë të unifikoj të gjithë titujt kampionë bote në peshat e rënda. Por për këtë gjë do të mendojmë nga dita e diel”, deklaroi për mediat kampioni britanik i peshave të rënda, 20 fitore dhe asnjë humbje në karrierë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *