Joshua: Parker një kërcënim i trefishtë, por jam gati
March 22, 2018
0 comments
Share

Joshua: Parker një kërcënim i trefishtë, por jam gati

Në prag të duelit të 31 marsit ndaj Joseph Parker, boksieri britanik Anthony Joshua shprehet se është gati për këtë sfidë dhe se e ka nënvlerësuar në maksimum rivalin e tij, pasi të dy boksierët janë kampionë bote. “Njerëzit nuk duhet ta nënvlerësojnë asnjëherë Parker, pasi është boksieri i pamposhtur, është kampion bote dhe ka një “gjak kiwi”. Pra, është një kërcënim i trefishtë për mua. Ndaj Parker duhet ta dijë se nuk e kam nënvlerësuar, se jam përgatitur për t’u përballur me të. Jam një boksier serioz në punën time”, u shpreh Joshua, kampion bote në peshat e rënda në kategoritë IBF dhe WBA.

Boksieri britanik Anthony Joshua

Ky duel që do të sjellë unifikimin e titujve kampionë bote në peshat e rënda, pasi Parker është kampion në kategorinë WBO, do të zhvillohet në Kardif, aty ku Joshua dueloi edhe herën e fundit ndaj Carlos Takam. Boksieri britanik numëron 20 fitore si profesionist, të gjitha me “KO” dhe synon që këtë gjë ta realizojë edhe ndaj Parker, që numëron 24 fitore në karrierën e tij. Më tej, Joshua tha: “Çdo boksier është ndryshe nga tjetri. Sfidat e kaluara më kanë shërbyer për të fituar përvojën e duhur për këtë sfidë, ku do të triumfoj sërish, jam i bindur për këtë”, u shpreh boksieri britanik.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *