Joshua ofron “çekun e bardhë” për të bindur Wilder
December 18, 2018
0 comments
Share

Joshua ofron “çekun e bardhë” për të bindur Wilder

Anthony Joshua deklaroi sot se është gati të bëjë gjithçka në mënyrë që të duelojë ndaj Deontay Wilder (40 fitore dhe 1 barazim) më 13 prill në “Wembley”, në një duel që do të unifikonte në një boksier të vetëm titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Wilder mban titullin e kategorisë WBC në këtë Divizion, i vetmi që i mungon Joshua, që mban titujt e kategorine IBF, IBO, WBA dhe WBO.

“Wilder është i detyruar të marrë një vendim për të ardhmen, nëse do të duelojë me mua apo dëshiron revanshin. Topi është në fushën e tij edhe pse e di që ai preferon revanshin me Fury. Nëse ai zgjedh revanshin unë do të shoh alternativat e tjera”, u shpreh Anthony Joshua, 22 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij.

Më tej, boksieri britanik tha: “Unë e pres të vijë në “Wembley” më 13 prill dhe të arrijmë sa më shpejt marrëveshjen. Jam gati ta paguaj sa ai dëshiron, shumë më tepër nga sa ka fituar deri më tani në karrierën e tij. Do t’i jap shansin të duelojë për të fituar edhe 4 titujt kampionë bote që kam unë, nëse arrin t’i fitojë”, tha Joshua.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *