Joshua: Nuk kam respekt për disa nga rivalët e mi
January 4, 2018
0 comments
Share

Joshua: Nuk kam respekt për disa nga rivalët e mi

Viti 2018 pritet të jetë viti që do të kurorëzojë boksierin britanik Anthony Joshua, kampionin e botës në peshat e rënda. I pamposhtur në ring (20 fitore dhe asnjë humbje), Joshua pritet që të zhvillojë 3 duele gjatë vitit që sapo ka nisur, ku do të kërkojë unifikimin e titujve kampionë bote në këtë kategori. Por nga Londra, ku dhe ka kaluar natën e ndërrimit të viteve, ai ka deklaruar se jo të gjithë boksierët e peshave të rënda meritojnë respekt.

Boksieri Tyson Fury

Nuk kam shumë respekt për Tyson Fury, një boksier llafazan dhe aspak korrekt. Nuk e respektoj aspak atë njeri, por jo vetëm. Janë shumë boksierë në këtë kategori që i përbuz, që nuk meritojnë të trajtohen njëlloj. Unë jam një njeri i mirë dhe përpiqem t’i respektoj, por kur nuk marr të njëjtën gjë prej tyre i përbuz”, u shpreh Joshua. Kampioni i botës pritet të duelojë në javën e parë të marsit ndaj Joseph Parker, gjithashtu kampion bote, për të unifikuar titujt.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *