Joshua mund t’i fitoj 50 milionë euro, nëse lufton në këtë shtet!
May 3, 2017
0 comments
Share

Joshua mund t’i fitoj 50 milionë euro, nëse lufton në këtë shtet!

Anthony Joshua shumë shpejtë mund t’i fitoj 50 milionë euro, sipas promovuesit Eddie Hearn.

Hearn i cili promovoi luftën për Joshuan, thotë se një mec i zhvilluar në Amerikë mund ta bëjë shumë të pasur boksierin britanik.

Joshua mposhti Klitschkon në “Wembley” të Anglisë, dhe fitoi 15 milionë, por nëse ky meç do të zhvillohej në Amerikë përfitimet do të ishin më të mëdhenj.

“Nëse ai do të boksonte në Amerikë ai mund të fitonte 30, 40 apo 50 milionë euro në një luftë”, ka thënë Hearn.

Një prej boksierëve më të pasur, Floyd Mayweather arrinë rreth 600 milionë euro pasuri, duke përfshirë 200 milionë vetëm në luftën kundër Pacquiao në vitin 2015.

Ka disa opsione për luftën e Joshuas, duke përfshirë edhe një rematch me Klitschkon ose një luftë me kampionin WBC Deontay Wilder.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *