Joshua: Më 13 prill kam prenotuar “Wembley” për të dueluar ndaj Wilder
December 14, 2018
0 comments
Share

Joshua: Më 13 prill kam prenotuar “Wembley” për të dueluar ndaj Wilder

Kampioni i botës në peshën e rëndë, boksieri britanik Anthony Joshua, ka konfirmuar se më 13 prill ka prenotuar stadiumin “Wembley” të Londrës për të dueluar ndaj kampionit tjetër të këtij Divizioni, amerikanit Deontay Wilder. Ai shtoi se pret që Wilder të pranojë sfidën dhe të dy boksierët të kryqëzojnë dorezat e të unifikojnë titujt këmpionë bote. “Unë mezi po pres që të dueloj ndaj Wilder më 13 prill në Londër. Ky është një mesazh i qartë dhe i drejtpërdrejtë që i dërgoj atij. Nuk kam se çfarë të them tjetër”, tha Joshua.

Unë nuk e di se çfarë mednon apo çfarë dëshiron Wilder. Po ashtu, unë nuk mund të kontrolloj atë që dëshiron, mendon apo do Tyson Fury. Unë kontrolloj fatin tim, atë që dëshiroj unë të bëj. Unë kam bërë të mundur që negociatat të nisin me kohë, kam rezervuar kohë më parë stadiumin për këtë sfidë të madhe dhe mezi po pres të përballem me këta djem në ring, veçanërisht me Wilder, më 13 prill, në “Wembley”. Nuk di se çfarë i pengon ata”, tha Joshua.

Joshua konfirmoi se për momentin nuk i intereson dueli me Fury. “Nuk dua Tyson, pasi ai nuk është kampioni i botës, ndërsa unë jam i tillë dhe dua të marr edhe titullin e fundit që më mungon. Janë 4 tituj kampionë në Divizionin tonë, unë kam 4 prej tyre dhe dua të pestin. Unë dua të dueloj me kampionët. Unë këtë gjë kam bërë që kur kam nisur këtë sport, të dueloj kampionët dhe të bëhem i tillë”, tha Joshua.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *