Joshua: Marrëveshja me Wilder dështoi, sfida e radhës ndaj Povetkin
June 27, 2018
0 comments
Share

Joshua: Marrëveshja me Wilder dështoi, sfida e radhës ndaj Povetkin

Mungon ende zyrtarizimi, por pas ultimatumit që ka bërë WBA duket se Anthony Joshua do të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë ndaj rusit Alexander Povetkin. “Kemi pritur një përgjigje apo nënshkrim kontrate nga ana e Wilder për një kohë të gjatë, por ishte e kotë. Mendoza vendosi të mos presë më, ndaj ne na duhet të lëvizim në një drejtim tjetër, çka do të thotë që do të duelojmë me Povetkin, që është i mandatuar nga WBA”, u shpreh sot Joshua.

Boksieri britanik mban titujt kampionë bote në kategoritë IBF, WBO dhe WBA, është i pamposhtur në ring dhe shpresonte që të unifikonte titujt në përballjen ndaj Wilder, që mban titullin e kategorisë WBC. “Është vërtet e vështirë të pranosh se nuk do të zhvillohet kjo sfidë dhe se rivali i radhës nuk do të jetë Wilder por Povetkin”, u shpreh më tej Joshua, që me shumë gjasa do të përballet ndaj rusit në shtator, në Londër (stadiumin “Wembley”) ose Kardif (“Principality Stadium”).

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *