Joshua: Këtë gjë do ta zgjidhim ballë për ballë, në shtëpinë e tij
May 29, 2019
0 comments
Share

Joshua: Këtë gjë do ta zgjidhim ballë për ballë, në shtëpinë e tij

Anthony Joshua ka deklaruar sot, pak ditë para duelit të 1 qershorit ndaj Andy Ruiz Jr se pasi ta fitojë këtë duel do të takojë dhe bisedojë me Deontay Wilder. Një takim “kokë më kokë”, për të zyrtarizuar betejën që do të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

Të dielën do të mposht Ruiz dhe më pas drejt e te Wilder. Nuk ka më justifikime. Një takim ballë për ballë me të. Tani është koha t’i tregojmë njëri-tjetrit arsyet dhe të bindemi se nuk ka më rrugë tjetër veç këtij dueli të madh”, tha Joshua, kampion bote në kategoritë IBF, WBA dhe WBO.

Këto janë hapa që duhen bërë. Nuk më tremb Amerika, nuk më trembin boksierët e saj, kushdo qofshin ata. Shpresoj që Wilder të bjerë dakord dhe ta zhvillojmë këtë duel. Për mua nuk ka rëndësi asnjë duel tjetër veç atij ndaj Wilder, ndaj do ta takoj me çdo kusht. Këtu, në shtëpinë e tij”, tha Joshua.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *