Joshua kërcënon Wilder: “Do të të ha të gjallë në ring”
November 6, 2017
0 comments
Share

Joshua kërcënon Wilder: “Do të të ha të gjallë në ring”

Boksieri britanik Anthony Joshua ka deklaruar se nuk ka frikë nga një përballje me Deontay Wilder, madje e ka kërcënuar këtë të fundit se “do ta hajë të gjallë në ring kampionin e Amerikës në peshat e rënda”. Deklaratë që vjen pas fitores së fundit të Wilder ndaj Stiverne, ku mbrojti titullin kampion bote të kategorisë WBC. Wilder ka kërkuar unifikimin e titujve kampionë bote në peshat e rënda dhe disa herë ka ftuar Joshua në ring, me britanikun që mban titujt e kategorive IBF dhe WBA.

Boksieret Joshua dhe Wilder

Joshua nuk ka aspak frikë nga Wilder dhe nga kërcënimet e tij psikologjike. Ai është një peshë e lehtë për Joshua, që është gati të përballet në ring me të”, ka thënë Eddie Hearn, promotori i boksierit britanik. “Unë mendoj se të gjithë ne do të shohim vitin tjetër një përballje mes Wilder dhe Joshua. Amerikani është shumë më i lehtë në peshë se Joshua, që ka për ta ngrënë të gjallë në ring Wilder”, u shprej më tej Hearn, që ka folur për mediat britanike për llogari të Joshua, që fitoi ndaj Carlos Takam dy javë më parë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *