JOSHUA KA TË DREJTËN E REVANSHIT NËSE HUMBET KUNDËR KLITSCHKOS
April 26, 2017
0 comments
Share

JOSHUA KA TË DREJTËN E REVANSHIT NËSE HUMBET KUNDËR KLITSCHKOS

Mediat britanike kanë zbuluar sot një detaj të marëveshjes që boksierët Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko kanë arritur mes tyre, para se të binin dakord për duelin që do të zhvillojnë më 29 prill, në Londër.

Në rast se Anthony Joshua, kampion bote në fuqi në peshat e rënda, do të humbasë duelin me Klitschko, atëherë dy boksierët do të zhvillojnë menjëherë revanshin. Kjo klauzolë do të hyjë në fuqi vetëm në rast se veterani ukrainas fiton duelin ndaj britanikut, në të kundërt ajo nuk ka asnjë vlerë dhe Joshua do të zgjedhë rivalin e radhës.Boksieret Anthony Joshua dhe Wladimir KlitschkoJoshua është kampion bote në kategorinë IBF, ndërkohë që dueli do të zhvillohet edhe për titullin kampion bote të kategorisë WBO, që është vakant. Pra, në rast se Joshua humbet duelin dhe titullin më 29 prill, ka të drejtë të duelojë sërish ndaj Klitschko për t’i rimarë ato. Ukranasi, 41 vjeç, synon fitimin e titullit kampion për të tretën herë në karrierën e tij, ka zhvilluar 68 duele (64 fitore e 4 humbje) dhe do të shfrytëzojë gjithë përvojën ndaj të pamposhturit Joshua (18 fitore, të gjitha me KO). Mësohet se të dy boksierët do të fusin në xhep nga 13 milionë euro, ndërkohë që sfida do të zhvillohet para 90 mijë shikuesve.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *