Joshua ka gati listën e rivalëve
September 16, 2017
0 comments
Share

Joshua ka gati listën e rivalëve

Kampioni i botës në peshat e rënda, boksieri britanik Anthony Joshua, ka deklaruar sot se patrioti i tij David Haye nuk është në “top 3” rivalët e tij të ardhshëm. Haye është ende në periudhë rehabilitimi pas operacionit në “Thembrën e Akilit”, dëmtim që erdhi gjatë duelit të humbur ndaj Tony Bellew, në mars të këtij viti. Haye deklaroi pak ditë më parë se e pret Joshua në ring, në përballjen më të madhe të boksit britanik. Por sot ka ardhur replika e Joshua, që ka thënë se ka të tjera planë, ndërkohë që përgatitet për sfidën e 28 tetorit, ku do të përballet në Kardif me bullgarin Kubrat Pulev, ku do të mbrojë titujt e kategorive IBF dhe WBA.

Joshua do te perballet me bullgarin Kubrat Pulev

Nëse kjo sfidë do të ndodhë një ditë do ta mësoni. Për momentin i uroj Haye rikuperim të shpejtë dhe të persë radhën, pasi ka të tjerë rivalë para tij”, tha Joshua, që ka shtuar: “Do të ishte fantastike nëse Haye rikuperon dhe përballet me Bellew sërish. Nëse arrin të rikuperojë dhe të fitojë atë sfidë, atëherë mund të fokusohem tek ai. Për momentin ai nuk është në “top-3” rivalët e mi të ardhshëm. Fillimisht është Pulev, pastaj Ortiz dhe më tej do të shoh opsionet e tjera të mundshme”, tha Joshua, që synon edhe një përballje me Deontay Wilder, që mban titullin kampion bote të kategorisë WBC në peshat e rënda, për unifikimin e titujve.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *