Joshua: Jam gati të përballem me Fury edhe po ishte mbipeshë
October 26, 2017
0 comments
Share

Joshua: Jam gati të përballem me Fury edhe po ishte mbipeshë

Boksieri britanik Anthony Joshua edhe pse këtë fundjavë do të mbrojë titujt kampionë bote të peshave të rënda ndaj Carlos Takam, mendon për të ardhmen dhe nuk heq dorë nga një përballje me patriotin e tij Tyson Fury. Ky i fundit nuk duelon që prej nëntorit 2015, kur mundi me vendim unanim të gjyqtarëve Wladimir Klitschko dhe shpreson të rikthehet në ring, ndërkohë që është në pritje të marrjes së licensës nga këshilli britanik i boksit. Ai është shumë mbipeshë dhe vështirë se mund të mos kapë peshën e duhur për të dueluar sërish, por Anthony Joshua është gati t’i japë një shans për t’u rikthyer në ring.

Boksieri britanik Anthony Joshua

Cila është pesha ideale e Fury? Sado mbipeshë të jetë, sado të bjerë në peshë, unë jam gati të përballem me të. Jam gati të kryqëzoj dorezat me të, pasi njerëzit e duan, njerëzit duan të shohin një sfidë mes nesh, jemi të dy të pamposhtur. Por nëse rikthehet hyn sërish në telashe, atëherë nuk jam më i interesuar për të. Pra, i takon atij të marrë licensën dhe të vendosë”, u shpreh Joshua, që ka mbërritur në Kardif, ku ditën e shtunë do të duelojë ndaj Takam. Gjithsesi, para se Fury e Joshua të kryqëzojnë dorezat duhet që ish-kampioni i botës të zhvillojë 2-3 duele të tjerë më herët, që të tregojë se vërtet është rikthyer në ring si protagonist.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *