“Joshua ishte konfuz, nuk mban mend asgjë pas raundit të tretë”
June 3, 2019
0 comments
Share

“Joshua ishte konfuz, nuk mban mend asgjë pas raundit të tretë”

Boksieri britanik Anthony Joshua është i fiksuar për të rimarrë sërish titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Për këtë arsye, i ka kërkuar menaxherit të tij Eddie Hearn që të zyrtarizojë sa më shpejt rivanshin ndaj meksikanit Andy Ruiz Jr. Ky i fundit fitoi me “KO teknik” në raundin e shtatë duelin e zhvilluar më 1 qershor në Nju Jork.

Hearn, duke folur dy ditë pas duelit që tronditi sportin e boksit, tha: “Anthony nuk është nga ata njerëz që nisin e qajnë. Ai sheh përpara, duke analizuar paraqitjen e tij dhe menduar për të ardhmen. Që të nesërmen e duelit ai kërkonte të rimerrte titujt kampionë bote”, u shpreh Hearn.

Menaxheri shprehet se Joshua nuk mban mend shumë gjëra pas raundit të tretë, kur mori një goditje të fortë në kokë. “Mendoj se nuk mban mend shumë gjëra pas raundit të tretë. Edhe pse ai qëndroi në këmbë edhe në momentin kur gjyqtari ndali duelin, Joshua ishte shumë konfuz. Nëse do të kishte mbledhur më shpejt veten mund ta fitonte atë duel. Gjyqtari i tha nëse donte të vazhdonte duelin dhe ai tha “po”. Joshua nuk do të dorëzohej kurrë”, tha Eddie Hearn.

Sipas kontratës, dy boksierët duhet të zhvillojnë në Britaninë e Madhe revanshin, në muajt e fundit të këtij viti. “Ne dueluam në shtëpinë e Ruiz, tani presim që ai të vijë në shtëpinë tonë”, tha Hearn.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *